Mentor Mazrekaj ka qenë një nga lojtarët më të dashur te Partizani. Sulmuesi anësor, me driblimet dhe golat e tij fitoi zemrat e tifozëve, të cilët në momente të veçanta edhe kërkuan llogari pse ai nuk po luante.
Një dëmtim e penalizoi atë dhe nuk u kthye kurrë ai mëparshmi, ndërkohë që më pas tentoi të gjente veten në Kosovë. Gjithsesi nuk ia doli dot. Normalisht edhe Mazrekaj nuk e harron Partizanin, pasi aty kaloi një periudhë të mirë.
Në rrjetet sociale ai ka risjellë në memorien e të gjithë një gol fantastik të shënuar në një ndeshje kundër Flamurtarit në stadiumin “Elbasan Arena”. Një lëvizje tipike e tij dhe më pas gjuajtje perfekte, me “demat” e kuq që mund të festonin më pas një gol të mrekullueshëm. /abcnews.al