Manchester City mposhti 2-1 Aston Villa ditën e djeshme në finalen e Carabao Cup dhe festoi trofeun e dytë sezonal në mitikun “Wembley”. Skuadra e Pep Guardiolës kishte triumfuar më parë në Superkupën e Anglisë kundër Liverpool, teksa objektivi i madh mbetet Champions League.
Tani është bërë zakon që çdo trofe festohet nën tingujt e këngës “Wonderwall” nga grupi i njohur Oasis. Dy vëllezërit Noel dhe Liam Gallagher, janë tifozë të zjarrtë të Manchester City. Noel nuk ka munguar në dhomat e zhveshjes pas fitores me Aston Villa.
Siç dallohet në videon e mëposhtme, Benjamin Mendy e fton të vallëzojnë së bashku “Wonderwall”. Të gjithë lojtarët këndojnë këngën e njohur, që tashmë është kthyer në një hit për djemtë e Pep Guardiolës. /abcnews.al
Coming to you live from Wembley Changing rooms @NoelGallagher ft @benmendy23 ??
? #ManCity pic.twitter.com/dAMolIapVw
— Manchester City (@ManCity) March 1, 2020