Tre pikë të arta për Skënderbeun, që mposht një rival direkt për mbijetesën. Korçarët thyen Bylisin dhe trajneri Migen Memelli foli pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Skuadra gjeti forcat dhe energjinë dhe e ktheu rezultatin. Nëse do ecim në dy vija paralele, kemi edhe ne një penallti të anuluar të Mensah në pjesën e parë. Ka shtyrje dhe ka penallti. Dëgjova Dovedan që u ankua, ka të drejtë, por edhe ne jemi dëmtuar.
Nga ana e performancës lojtarët e Skënderbeut meritojnë notën 10, gjetën forcat dhe e kthyen këtë ndeshje të rëndësishme në krahun e tyre, pas një presioni të madh. Kishim edhe erën në anën e kundërt dhe arritëm në ngriheshim dhe të merrnim fitoren.
Jam krenar për lojtarët, gjatë gjithë këtyre javëve kam parë koshiencë dhe revoltë brenda vetes, për ndryshimin e madh mes fazave. Dy fazat e para kanë luajtur shumë keq, por kanë ndryshuar gjithçka në fazën e dytë dhe të tretë.
https://streamable.com/onzx0b
Nëse e kapim në planin taktik, kërkonim të luanim poshtë dhe gradualisht. E dinim se ata do ngjisheshin dhe kërkuam të luanim me topin. E dinin djemtë se duhej fituar, pavarësisht se i thashë se nuk bëhet nami nëse nuk fitojmë.
Goli i barazimit erdhi shpejt dhe na ndihmoi. Goli i parë ishte një devijim që ndodh. Do ishte më mirë të ishte edhe Apolonia në garë, Me Bylisin ishte superiore. Llogaritë bëhen në ndeshjen e radhës me Kastriotin. Jemi shumë afër dhe duke e parë në këtë kënd, mund të themi se ka vlerë si ndeshje”, u shpreh Memelli. /abcnews.al