Meksika i ka nderuar një qen shpëtimi, i cili ngordhi teksa po kërkonte të mbijetuarit nën rrënojat e tërmeteve në Turqi.
Qeni një Shephard gjerman i quajtur Proteo ishte një nga më shumë se një duzinë qenë që u dërguan nga Meksika për të ndihmuar në përpjekje për të shpëtuar të mbijetuarit që u goditën nga tërmeti vdekjeprurës.
Ministri i Mbrojtjes Luis Cresencio Sandoval njoftoi për humbjen e kafshës në një konferencë të përditshme për shtyp.
“Ju e përmbushët misionin tuaj, faleminderit për punën tuaj heroike,” tha ushtria në Twitter.
“Ti ke qenë gjithmonë një qen i fortë dhe punëtor që nuk u dorëzove kurrë. Unë do të të kujtoj gjithmonë,” tha një shpëtimtar që shërbeu përkrah Proteos. /abcnews.al