VIDEO/ Mëkat që luan në B, Etrit Berisha më i miri në triumfin e SPAL

schedule11:56 - 2 Nëntor, 2020

schedule 11:56 - 2 Nëntor, 2020

Etrit Berisha është padyshim një nga pikat më të forta të SPAL në Serie B. Në verë gardiani i kombëtares deshi të qëndronte në Serie A, por pandemia dha efektin e saj dhe 31-vjeçari mbeti në klubin nga Ferrera. Për Berishën tashmë kjo është diçka e shkuar dhe ai vazhdon të tregojë ndeshje pas ndeshje se është një profesionist i madh dhe ka aftësi për të luajtur në çdo ligë të madhe europiane.

Dje SPAL mori një triumf të madh me shifrat 0-1 ndaj Reggina dhe Berisha u tregua vendimtar me pritjet e tij, veçanërisht atë të penalltisë në minutën e 61-të ndaj Dervis. Ish-gardiani i Lazios e Atalantas bëri gjithçka mirë dhe ruajti avantazhin e skuadrës së tij. Mbrëmë bëri gjithsej pesë pritje, mes tyre edhe një “fluturim” në trekëndësh në një goditje dënimi.

Nuk kanë munguar vlerësimet e larta për yllin e kombëtares sonë nga mediet italiane. Ai është shpallur njeriu i ndeshjes dhe është vlerësuar me notën 7.5 nga “Stadiosport”, më e larta mes të gjithë lojtarëve, që zbritën në fushë. Forma e treguar deri më tani nga Berisha, mund ta ndihmojë gardianin të kthehet në Serie A që në janar. /abcnews.al

https://streamable.com/my8qc3

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!