VIDEO/ “Më telefonoi legjenda”, i famshmi Akinfenwa zbulon surprizën

schedule12:38 - 14 Korrik, 2020

schedule 12:38 - 14 Korrik, 2020

Ditën e djeshme u zhvillua në ‘’Wembley’’ finalja mes Oxford United dhe Wycombe Wanderers. Dy ekipet e League 1 në Angli luftonin për një vend në Championship dhe ndeshja u mbyll 1-2 për Wycombe.  Një moment historik ky për klubin si dhe për sulmuesin Adebayo Akinfenwa, i cili aktivizohet me skuadrën fituese.

Më në fund 38-vjeçari e bëri ëndrrën e tij realitet, sepse më në fund do të jetë një  lojtar Championshipi. Ai kurrë nuk u dorëzua. Kujtojmë se para katër vitesh ai ishte pa ekip. Këtë sezon Akinfenwa ka shkëlqyer, duke qenë dhe golashënuesi më i mirë i ekipit, me 10 gola të shënuar. Gjithashtu ai njihet edhe si një fans i çmendur i Liverpoolit dhe surprizat për të nuk munguan pas ndeshjes.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, veterani mori shumë urime për arritjen, por surpriza e vërtetë ishte Jurgen Klopp. Trajneri i ‘’The Reds’’ e mori në videocall sulmuesin në ‘’Whatsapp’’, duke e uruar për fitoren. ‘’Miti, legjenda sapo më mori në video. Dita e sotme nuk mund të shkonte më mirë. Faleminderit Klopp’’, shkruan Akinfenëa bashkëngjitur me videon ku ai bisedon me teknikun gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!