VIDEO/ “Më quajti majmun”, racizmi nuk ndalet, pas Feijao, bie pre edhe Junior i Partizanit

schedule10:25 - 21 Mars, 2022

schedule 10:25 - 21 Mars, 2022

Në ndeshjen mes Kastiotit dhe Partizanit, sfidë që u mbyll me fitoren e krutanëve me shifrat 1-0, një episod aspak i këndshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes.

Teksa luheshin minutat e fundit të pjesës së parë në Kamëz, ekzaktësisht 42’, një tension ka ndodhur  mes Sokol Nezirit dhe Stenior Junior.

Kapiteni i Kastriotit e ka ofenduar sulmuesin e demave për shkak të racës së tij, me brazilianin që ka reaguar menjëherë, teksa në një moment dëshiron edhe të lërë fushën e lojës.

Një situatë që u deshën lojtarët e tjerë për të qetësuar gjakrat mes dy protagonistëve, dhe për t’i ndryshuar mendjen Junior të vazhdonte lojën.

Këtë situatë e ka bërë të ditur vetë sulmuesi brazilian nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë videon e këtij momenti, teksa është shprehur se mbi të gjitha duhet të jesh njerëzor dhe se nuk lejon askënd ta ofendojë, sepse askush nuk e di të kaluarën time, teksa minimumi është të kesh respekt.

“Ndoshta do të ketë disa, që ende mendojnë se është thjesht “viktimizëm” siç ka qenë gjithmonë, në të gjithë botën, ishte dje, ndoshta do të jetë një ditë tjetër, shpresoj kurrë më, por kurrë nuk do t’i kuptoj mendjet e këtyre. Derra, të quhesh të paktën derr, të jesh në mes të sportit që gëzon botën përballë kaq shumë trazirave, përpara se të mësosh të jesh Njeri i Vërtetë, mëso të jesh Njerëzor.

Dje më është dashur të kaloj një situatë shumë të trazuar, gjatë ndeshjes Kastrioti -Partizani, ku një lojtar i tillë më ka fyer duke më quajtur “Ti je një majmun budalla”, pa asnjë arsye, siç do ta shihni ne këtë video. U përpoqa te dal nga fusha dhe këtu ndoshta fillon niveli im maksimal i urrejtjes, për diçka qe po e përjetojmë çdo moment. Nuk kemi dënim që na bën të besojmë se një ditë kjo do të ketë fund.

Ne presim dhe meritojmë respekt, ky është FUTBOLL, por kurrë në jetë mos ji personazh i keq dhe frikacak.

Ai nuk e di historinë time të jetës, njerëzit që më njohin e dinë natyrën time dhe kush jam unë si profesionist, burrë dhe qenie njerëzore, ndaj vlerësoj vetëm RESPEKTIN.

Falenderoj shokët e skuadrës që më pritën në atë moment urrejtjeje totale dhe më dhanë shumë qetësi.

Ndaj djalosh, ki SHUM RESPEKT për vëllezërit që vrapojnë edhe përkrah teje, nuk ka kohë! Por e gjithë kjo do të marrë fund, kur të bëhet drejtësi”, ka shkruar Junior në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Stenio Junior (@steniojr_18)

Kujtojmë se ditën e djeshme pre e racizmit ra edhe lojtari i Kukësit, Vitor Feijao, ku një pjesëtarë i stafit të hotelit ku ishte akomoduar skuadra e Kukësit për përballen me Skenderbeun ka ofenduar lojtarin verilindorë, i cili më pas reagoi ashpër në rrjetet sociale. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!