Janë publikuar pamje nga momenti i arrestimit të ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga ABC News, ish-deputeti i PS është me pranga në duar dhe i shoqëruar nga policët.
Jurgis Çyrbja, i arrestuar mbrëmjen e 20 tetorit dyshohet zyrtarisht për veprat penale “tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, “përkrahja e autorit të krimit” si dhe “korrupsion aktiv në zgjedhje”.
Sipas SPAK, zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin Sky ECc, ka zbuluar në së paku, 7 raste, Jurgis Cyrbja ka nxjerr informacione, të klasifikuara si “secret shtetëror”.
Keto informacione duke përdorur postin e deputetit Cyrbja, sipas organit të akuzës, i siguronte tek funksionarë publik, të cilët deri në këtë fazë hetimi nuk janë identifikuar. Pasi siguronte informacionet, Cyrbja dyshohet se komunikinte me anë të aplikacionit “Sky ECC”, me personazhe të botës së krimit duke i njoftuar që janë shpallur në kërkim.