Video/ Me pranga në duar dhe i veshur me të zeza, Leonard Duka shoqërohet nga Rinasi drejt Tiranës

schedule16:34 - 2 Gusht, 2024

schedule 16:34 - 2 Gusht, 2024

RINAS- Këtë të premte është ekstraduar nga Belgjika në Shqipëri, një prej personazheve të botës së krimit, Leonard Duka. Ai ka mbërritur në Rinas gjatë pasdites së kësaj të premteje. Forcat Speciale dhe Operacion ale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë bërë shoqërimin e të ekstraduarit Leonard Duka nga Rinasi drejt IEVP-së.

Me pranga në duar dhe i veshur me të zeza, Leonard Duka pas dorëzimit në dorë të Policisë, do të përballet me drejtësinë shqiptare për akuzat që rëndojnë mbi të.

Leonard Duka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Duka dhe 6 shtetas të tjerë janë autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në vitin 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, Santiago Malkon./ abcnews.al