TIRANË– Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të Aldo Avdylajt, i shpallur në kërkim nga SPAK si organizator i vrasjes së Edmir Bregut në Durrës, në vitin 2021.
Ai u arrestua në një apartament në afërsi të “Liqenit të Thatë”, në kryeqytet.
Gjatë ndërhyrjes në banesën ku fshihej 37-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Aldo Avdylaj akuzohet nga Gjykata e Posaçme për “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”/abcnews.al

