VIDEO/ Me një çantë të madhe në kurriz, momenti kur kamikazi hedh vetën në erë në Kampala

schedule14:24 - 16 Nëntor, 2021

schedule 14:24 - 16 Nëntor, 2021

Nje sëri shpërthimesh ndodhën mesditën e sotme në kryeqytetin e Ugandas, Kampala duke lënë disa të vdekur dhe të plagosur.

Burime zyrtare konfirmojnë deri më tani tre të vdekur dhe 30 të plagosur nga tre shpërthimet e ndodhura, ndërsa dy bomba të tjera u çaktivizuan nga policia.

Zyrtarët fajësuan Forcat Demokratike Aleate  (ADF), një grup i armatosur me bazë në DR Kongo.

Sulmet erdhën brenda tre minutave nga njëri-tjetri. Më shumë bomba janë gjetur në pjesë të tjera të qytetit, thanë zyrtarët.

“Kërcënimet për bombë janë ende aktive, veçanërisht nga sulmuesit vetëvrasës”, tha zëdhënësi i policisë Fred Enanga.

“Ne besojmë se ka akoma më shumë anëtarë të këtyre celulave terroriste vendase, veçanërisht skuadrës për bomba vetëvrasëse që është krijuar nga ADF.”

Makinat e parkuara pranë parlamentit janë përfshirë nga flakët, ndërsa nga shpërthimi pranë komisariatit janë thyer xhamat. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!