Vrasja e Klodian Rashës nga një polic, ka shkaktuar debate dhe polemika në vend. Sot u mbajt një protestë, që nisi te Kryeministria. Tension, përplasje me policinë, gurë, mjete piroteknike dhe goditje me sende të forta.
Pasditja në Tiranë nuk ka qenë aspak e qetë, teksa njerëzve të shumtë që morën pjesë në protestë, iu bashkuan edhe “Capital Crew”, një nga grupimet ultras që mbështet ekipin e Tiranës.
Këta të fundit, të njohur për pritjet e tyre të djathta, kanë shpalosur edhe një banderolë të madhe, aty ku shkruhet: “Më mirë të vdesësh në këmbë sesa të jetosh i gjunjëzuar!“. /abcnews.al