Ekipi kampion në futbollin e femrave, Vllaznia, ka dhuruar një show në dhomat e zhveshjes. Vajzat e ekipit shkodran realizuan me sukses sfidën e koshit. Ato e kaluan topin pa rënë në tokë, duke e mbajtur në ajër me kokë.
Kapitenia e Vllaznisë, Megi Doçi, qëndronte në mes duke e udhëhequr sfidën me sukses. Ajo shënoi dhe në fund koshin e famshëm, duke e përmbushur misionin. Thjesht spektakël!. /abcnews.al