Ky është momenti ku Forcat Operacionale shoqërojnë në polici njërin prej të arrestuarve në kuadër të operacionit të koduar “USDT-1”, kundër mashtrimeve ekonomike dhe kriptomonedhave.
Policia njoftoi më herët në një deklaratë për shtyp se për 17 persona është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në burg” ndërsa janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe Shkodër.
Në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash./abcnews.al