Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Me ftesë të Presidentit Begaj, Mbreti Abdullah II i Jordanisë në Tiranë

schedule12:51 - 2 Maj, 2025

schedule 12:51 - 2 Maj, 2025

Zbardhet takimi tête-à-tête mes Presidentit Begaj dhe Mbretit të Jordanisë, Abdullah II.

Në takim u bisedua për rritjen e dialogut politik dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar

“Abdullah II, vullnet i përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin. Me rëndësi rritja e shkëmbimeve tregtare dhe e investimeve jordaneze në Shqipëri. Jordania, mbështetje Kosovës për njohje të reja dhe hyrje në organizmat ndërkombëtarë. Shqipëria mbështet hapjen e zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Jordani. Jordania, vend partner i rëndësishëm në krahun jugor të NATO-s.

Iniciativa e Procesit të Aqaba-s, një nismë e suksesshme në luftën kundër terrorizmit. Jordania, kolonë e fortë stabiliteti. Të forcojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri. Shqipëria vlerëson rolin kyç të Jordanisë për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.  Konflikti në Lindjen e Mesme, Begaj – Abdullah II: Zgjidhja me dy shtete, e vetmja rrugë e drejtë,” tha Presidenti Begaj gjatë takimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!