VIDEO/ “Më avash se ka gazetarë”! Polici i thotë kolegut të mos e rrahë protestuesin para kamerave (Po pas?!)

schedule22:05 - 11 Mars, 2022

schedule 22:05 - 11 Mars, 2022

Dita e tretë e protestës së qytetarëve në Tiranë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, ka sjellë dhe përplasje me policinë, pas bllokimit të rrugëve nga ana e protestuesve.

Dhuna e policisë ndaj qytetarëve ka qenë e pajustifikuar, pasi siç shihet edhe në videon e mëposhtme, një i ri tërhiqet zvarrë në mes të rrugës.

Ndërkohë që në një moment ku një polic sheh se aty pranë janë dhe përfaqësues të medias i drejtohet kolegut të tij duke i thënë se: ‘Më avash se ka gazetarë’!

Kujtojmë që prej 3 ditësh protestohet në Tiranë, ndërsa prej dy ditësh në çdo qytet të vendit, ku numri i qytetarëve të shoqëruar është shumë i lartë.

https://www.youtube.com/watch?v=7RuQR6NLbjQ

Abcnews.al ka raportuar më herët që rreth 15 protestues të ndaluar janë transferuare në paraburgimin e Elbasanit, pasi nuk kishte më vend në Drejtoritë Rajonale dhe në Tiranë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!