VIDEO/ Mbyllet kopshti në Lezhë, Shtjefni: Për arsye sigurie, defekti në tubin e ujit mund të ketë prekur sistemin elektrik

schedule09:16 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 09:16 - 11 Dhjetor, 2024

Pezullohet mësimi në kopështin “Besëlidhja” në Lezhë pas një defekti në sistemin elektrik të shkaktuar nga moti i keq. Prezenca e ujit në godinë ka dëmtuar rrjetin elektrik të saj, dhe për rrjedhojë, ka pasur çarje të tubave gjatë natës në katin e dytë, duke depërtuar në sistemin elektrik.

Drejtori i Arsimit në bashkinë e Lezhës, Nikolin Shtjefni thotë se mësimi është pezulluar për arsye sigurie, derisa të konstatohet se nuk ka rrezik për fëmijët dhe edukatoret.

“Gjatë natës ka pasur një defekt, një nga tubat në një banjo është çarë dhe në mëngjes është konstatuar prania në disa ambiente dhe për arsye sigurie pezullohej mësimi sot. Kemi frikë se pjesa elektrike se mos ka ndikim. Uji është riparuar, por tani kemi grupet e elektricistëve që po bëjnë punimet dhe shumë shpejt do të jetë funksional. Në katin e dytë dhe të tretë ka pasur prani të ujit, por u bë pezullimi i mësimit për çështje sigurie.”, Nikolin Shtjefni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!