Kanë përfunduar pjesët e para e 5 ndeshjeve të orës 15:30, të vlefshme për javën e 26-të të Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, ku padyshim surprizat nuk kanë munguar.
Kështu nga 5 të mundshme janë zhbllokuar vetëm 2 sifda, ku në “Red Bull Arena”, miqtë e Mainz kanë shtangur vendasit e RB Leipzig, teksa kanë arritur të gjejnë avantazhin që në minutën e 9’-të falë danezit Marcus Ingvartsen.
Në krahun tjetër në “Volkswagen Arena”, vendasit e Wolfsburg janë duke e mundur me rezultatin 0 me 2, nga Augsburgu i Mërgim Berishës. Fillimisht miqtë gjetën avantazhin falë autogolit të Maximilian Arnold, që në minutën e 2’-të e më pas Mërgim Berisha gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 32’-të.
Përsa i përket përballjeve të tjera, Freiburg-Hertha Berlin, Schalke 04-Bayer Leverkusen e Union Berlin-Stuttgart, të treja këto sfida e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultatin “e bardhë”, 0 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Wolfsburg 0-2 Augsburg:
Autgoli i Maximilian Arnold, 0-1:
Goli i Mërgim Berishës, 0-2:
RB Leipzig 0-1 Mainz:
Goli i Marcus Ingvartsen, 0-1: