VIDEO/ Mbyllen pjesët e para, “djajtë” udhëheqin në “San Siro”, Benzema nderon “galaktikët”

schedule21:57 - 12 Prill, 2023

schedule 21:57 - 12 Prill, 2023

Kanë përfunduar pjesët e para të dy supersfidave të mbrëmjes së sotme, ku në mitikun “San Siro”, “djajtë” e Milan udhëheqin përballë “bluve” të Napolit falë golit të Ismail Bennacer, në minutën e 41’-të, ndërsa në “Santiago Bernabeu”, “galaktikët” e Real Madrid i falen golit të “bomberit” francez, Karim Benzema.

Milan e nisi keq pjesën e parë, me napoletanët të cilët u hodhën menjëherë në sulm, por një super Mike Maignan i mohoi 3 herë golin “bluve” dhe kaq u desh, që “djajtë” të ndiznin “motorrët” dhe në minutën e 41’-të falë një kombinimi fantastik të treshes Brahim Diaz-Rafael Leao-Ismail Bennacer, ky i fundit tund rrejtën e portierit Meret.

Në krahun tjetër, në “Santiago Bernabeu” po zhvillohet një ndeshje e ekuilibruar me të dyja ekipet që u hodhën që në minutën e parë të sfidës në kërkim të golit, mirëpo, goli i vetëm i fraksionit të parë të lojës erdhi në minutën e 22’-të pas një kombinimi të dyshes “magjike” të madrilenëve, Vinicius Junior-Karim Benzema, me “bomberin” francez që gjeti rrugën e rrjetës. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Real Madrid 1-0 Chelsea

Milan 1-0 Napoli 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!