HIMARË– Një 20-vjeçar është arrestuar pasi shpërndante doza kokaine dhe kanabisi në lokalet e natës në Himarë.
Polica thotë se i ri është nga qyteti i Lushnjës, ndërsa gjatë aksionit janë sekuestruar dozat e kokainës dhe një shumë monetare, e cila dyshohet të jetë përvetësuar nga aktiviteti i paligjshëm.
Po ashtu, janë sekuestruar edhe një përforcues grushti dhe 2 celularë që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e tij./ abcnews.al