Pak sekonda nga fillimi i pjesës së dytë dhe Teuta pëson golin e katërt në sfidën e Europa League ndaj Granadës.
Gafë e ekipit vendas, mbrojtja durrsake në gjumë dhe Yangel Herrera mposht Stivi Frashërin me kokë. Goli i dytë për fantazistin venezuelian dhe 0-4 për skuadrën iberike.
Një ndeshje pa histori në “Niko Dovana”, diferencat mes skuadrave janë të mëdha, por Teuta nuk po ia del të shfaqë asgjë nga cilësitë që zotëron. /abcnews.al