Dy gola të tjerë në përballjen Dortmund-Paderborn dhe janë sërish miqtë që shënojnë. Ekipi i Klaus Gjasulës ka trefishuar shifrat dhe është pranë arritjes së një fitore të madhe.
Gabimet pafund të vendasve dhe forma e dobët në mbrojtje po shfrytëzohen në maksimum nga ekipi i vendit të fundit në Bundesligë. Streli Mamba dyfishoi rezultatin në minutën e 37-të (kishte shënuar në minutën e pestë). 25-vjeçari mori një asist të bukur nga Zolinski, u nis furishëm drejt portës dhe ndëshkoi sërish verdhezinjtë.
Gjashtë minuta më pas erdhi edhe goli i tretë. Tjetër vendosje e gabuar e mbrojtjes së verdhezinjve, Gerrit Holtmann u tregua i papërmbajtshëm në krahun e e majtë dhe realizoi një gol fantastik. /abcnews.al