VIDEO/ “Mbretërit” e EFL Cup, Van Dijk nderon “Të Kuqtë” në finalen e “Wembley”

schedule18:47 - 25 Shkurt, 2024

schedule 18:47 - 25 Shkurt, 2024

Mund të quhet me plot gojën, “mbretërit” e këtij kompeticioni. “Të Kuqtë” e Liverpool kanë fituar për herë të 10-të trofeun e EFL Cup, me djemtë e Jurgen Klopp, që në finalen e madhe, të zhvilluar në “mitikun” e “Wembley Stadium”, mundën me rezultatin minimal, 1 me 0, “Blutë” e Chelsea, në një ndeshje spektakolare.

Pavarësisht rezultatit, të parët topin në rrjetë e dërguan “Blutë e Londrës”, me ish-“yllin” e Liverpool, Raheem Sterling, që zhbllokon rezultatin në minutën e 33’-të, por pas rishikimit të aksionit me sistemin VAR, goli ishte në pozicion të parregullt dhe e njëjta gjë ndodhi edhe në minutën e 60’-të, por kësaj here, për djemtë e Jurgen Klopp, me sistemin VAR, që anulloi për pozicion të parregullt, golin e kapitenit, Virgil van Dijk.

Për golin “e vërtetë” të sfidës tifozët pritën deri në minutën e 116’-të, të kohës shtesë, ku pas një krosimi perfekt të Tsimikas, nga goditja e këndit, “shtatlarti” holandez, Virgin van Dijk dëron sërish topin në rrjetën e Petrovic, por kësaj here goli ishte i rregullt, duke shpallur kështu për herë të 10-të, skuadrën e Liverpool, kampione të EFL Cup e duke i dhuruar një trofe, teknikut Jurgen Klopp, në edicionin e tij të fundit, me “Të Kuqtë”. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!