Dy sfida e sotme në Champions League kanë nisur me gola. Leipzig ka gjetur golin e dytë kundër Tottenham, që tani i nevojiten tre gola për t’u kualifikuar. Marcel Sabitzer është sërish autori i golit. Kapiteni i skuadrës gjermane ndodhet në formë të shkëlqyer dhe ka ndëshkur për të dytën herë brenda 12 minutave portierin Lloris.
Austriaku shfrytëzoi një kros nga e majta të Angelino në minutën e 22-të dhe realizoi një gol shumë të bukur me kokë. Festë në stadium dhe djemtë e Nagelsmann janë shumë afër kualifikimit në çerekfinale (kanë fituar në Angli 0-1).
Tjetër gol edhe në Spanjë. Valencia ka reaguar pas rrjetës së Atalantës (ka fituar 4-1 ndeshjen e parë) dhe ka barazuar rezultatin me anë të Kevin Gameiro në minutën e 21-të. Sulmuesi francez përfitoi nga një vendosje e gabuar e mbrojtjes italiane dhe dërgoi topin në rrjetë. /abcnews.al