Manchester City ka marrë një fitore të madhe në Madrid, duke mposhtur Realin me përmbysje 1-2. Golat nga Gabriel Jesus dhe Kevin De Bruyne i dhanë fitoren të besuarve të Guardiolës.
Ishte Isco Alarcon ai që gjeti golin e parë të sfidës, duke ndëshkuar Manchester Cityn në minutën e 60-të. Megjithatë, City nuk u dorëzua dhe arriti të përmbysë gjithçka.
VIDEO | Gafë pas gafe, Isco përfiton dhe i jep avantazhin Real Madridit
Fillimisht, ishte Gabriel Jesus që fiton një duel me Sergio Ramos dhe shënon me kokë, duke mposhtur Courtois. Më pas, Sterling fiton një penallti pas ndërhyrjes së Carvajal dhe De Bruyne merr përsipër ekzekutimin e saj.
Mesfushori belg mposht bashkëkombësin e tij Courtois dhe shënon golin e 50-të me fanellën e Cityt. Ky gol i yllit belg, vendosi dhe rezultatin final të sfidës, në 1-2. Sergio Ramos u ndëshkua me karton të kuq në këtë sfidë dhe do të mungojë në takimin e kthimit në Angli. Kualifikimi, duket mision i pamundur për Realin, ndërsa City hedh një hap të madh drejt raundit tjetër.
UEFA Champions League
Real Madrid – Man. City 1-2
Isco 60′ / Jesus 78′, De Bruyne (p) 83′