Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Mbrëmje e çmendur: Kualifikohen ekipet “big”, Goretzka shpëton Gjermaninë

schedule22:59 - 23 Qershor, 2021

schedule 22:59 - 23 Qershor, 2021

Çmenduri në grupin F, aty ku u regjistruan rezultate të njëjta. 2-2 u mbyll supersfida Portugali-Francë, teksa i njëjti rezultat u regjistrua edhe në Gjermani-Hungari.

Ekipi i Didier Deschamps e mbyll grupin në vend të parë dhe do të ketë përballë Zvicrën në raundin me eliminim direkt, teksa kualifikohen edhe Gjermania (si vend i dytë) dhe Portugalia (si vend i tretë). Jashtë Hungaria, që ishte pak minuta larg mrekullisë.

Tre penallti në sfidën e “Puskas Arena”. Dy për Portugalinë, të cilët Cristiano Ronaldo i ktheu në gola. 21 gola me luzitanët në Europiane dhe Botërore për yllin e Juventusit, i cili lë pas gjermanët Klose dhe Muller.

Mes golave të 36-vjeçarit realizoi dy herë Karim Benzema, i cili rigjeti emocionet e golit me Francën pas gati gjashtë vitesh. Belgjika do të jetë rivali i ardhshëm i kampionëve në fuqi të Europës.

Duel dramatik dhe plot emocione në “Allianz Arena”. Dy herë kaluan hungarezët në avantazh falë golave të Adam Szalai dhe Andras Schafer, por vendasit reaguan me rrjetat e Kai Havertz dhe Leon Goretzka.

Tepër i rëndësishëm goli i mesfushorit të Bayern Munchen, i cili evitoi eliminimin dhe tupërimin e “Pancerave” me golin e shënuar gjashtë minuta nga fundi i ndeshjes. Anglia është rivali i Gjermanisë në raundin e 1/8-ve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!