VIDEO/ Mbrëmje barazimesh, Italia ngec në Shkup, Rumania dhe Izraeli fitojnë nga 1 pikë

schedule22:59 - 9 Shtator, 2023

schedule 22:59 - 9 Shtator, 2023

Përveç barazimit në “Fadil Vokrri”, mes Kosovës dhe Zvicrës mbrëmjen e kësaj të shtune janë zhvilluar dhe 2 sfida të tjera të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Kështu, në “National Arena Toshe Proeski” të Shkupit, “të kaltërit” e Italisë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1 me 1, ndaj Maqedonisë së Veriut, me “fantazistin” Enis Bardhi, që ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi në minutën e 81’-të të sfidës, duke hedhur totalisht poshtë golin e kapitenit Ciro Immobile në minutën e 47’ të sfidës.

Në krahun tjetër, në përballjen e “Arena Nationala” të Bukureshtit, talenti izraelit Oscar Gloukh shmangu humbjen e Kombëtares së tij, duke realizuar një eurogol në minutën e 53’-të të sfidës, gol i cili nxorri të “pavlefshëm” rrjetën e “veteranit” rumun, Denis Alibec.

Me këto rezultate, Italia mbetet praktikisht jashtë fazës së grupeve të Euro 2024, teksa deri më tani renditet në vendin e 3-të të grupin C, me 4 pikë, 3 më pak se Ukraina e vendit të 2-të. Në krahun tjetër në grupin I, barazimi nuk i ka ndryshuar pozicionet në tabelë të Rumanisë dhe Izraelit, të cilat renditen respektivisht në vendin e 2-të dhe të 3-të me nga 9 dhe 8 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Maqedoni e Veriut 1-1 Itali 

Goli i Ciro Immobile, 0-1:

Goli i Enis Bardhit, 1-1:

Rumani 1-1 Izrael

Goli i Denis Alibec, 1-0:

Goli i Oscar Gloukh, 1-1: