VIDEO | Mbrëmja nis me gola gjermanë, festë në Dortmund

schedule21:15 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 21:15 - 10 Dhjetor, 2019

Ndeshjet e mbrëmjes kanë nisur me gola… gjermanë. Leipzig ka kaluar në avantazh në Francë përballë Lyon dhe konfirmon formën fantastike që po kalon. Edhe pse janë kualifikuar, gjermanët nuk pyesin dhe nordiku Forsberg ka gjetur golin nga pika e penalltisë në minutën e nëntë.

Festë edhe në Dortmund. Olayinka u frenua nga Burki në minutën e tetë, ndërsa dy minuta më pas verdhezinjtë kaluan në avantazh. Aksion fantastik i vendasve, me Reus që tregohet altruist dhe i thjeshton gjithçka Sanchos.

Rrjeta e anglezit kualifikon për momentin Dortmundin, që shpreson që përveç fitores përballë ekipit çek, Barcelona të mos humbasë në “San Siro”. /abcnews.al