VIDEO | Mbrëmja e Juventusit: Sherr, tërbim dhe magji e Bentancur

schedule08:59 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 08:59 - 8 Dhjetor, 2019

Juventusi u mposht mbrëmë nga Lazio me rezultatin 3-1 dhe humbja nuk është përjetuar mirë në kampion bardhezi. Janë disa episode që kanë mbetur në mendjen e tifozëve dhe një prej tyre është një karton i kuq i munguar për Luiz Felipe te Lazios. Ndërhyrja ndaj Matuidi ishte për burg dhe të gjithë janë tërbuar. Ndeshja ishte 1-1 në ato momente.

https://twitter.com/SandroSca/status/1203438020042674182

Cuadrado e pësoi te Juventusi, pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 69-të. Arbitri i ndeshjes, pasi pa pamjet në VAR, e ndëshkoi kolumbianin e bardhezinjve. Kamerat e kanë kapur anësorin duke u kapur me mbrojtësin Leonardo Bonucci.

Në ndeshjen e djeshme është një lojtar që duhet duartrokitur. Bentancur dha asistin e golit të parë për Cristiano Ronaldon, ndërkohë që ua ka hequr mendjen tifozëve me një driblim që u ka bërë lojtarëve të Lazios dhjetë minuta pasi u kishin shënuar golin. /abcnews.al

https://twitter.com/andrelapegna/status/1203626562098208768