VIDEO/ Mbi 600 ha tokë e përmbytur në Lezhë, prurjet e lumit Mat bllokojnë kalin në mes të ujit

schedule10:26 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 10:26 - 15 Dhjetor, 2022

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin, duke shkaktuar probleme serioze në disa zona. Prurjet e shumta  të ujit  kanë bërë që autoritetet të hapin portat e shkarkimit në hidrocentralin e Ulzës e Shkopetit.

Për pasojë 620 ha tokë në Lezhë janë në pushtetin e ujit.

Zonat me të prekura në qarkun Lezhë janë Zadrimë, Balldren, Tresh-Spiten dhe fusha e Gjonmenit.

Prurjet e lumit kanë përmbytur dhjetëra hektarë tokë bujqësore në zonën e Tales, duke rrezikuar të dëmtojë dhe argjinaturën në disa pika dhe të depërtojë në zonën e banuar.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruar nga Abc përmbytjet kanë rrezikuar edhe një kalë në Lezhë, të cilin po përpiqen ta nxjerrin nga uji banorë të zonës.

“Po më dhimbset si me qenë njeri. Nuk na kanë njoftuar për Ulzën. Lumi ka shtuar tre metra”, ka thënë për Abc një banor i zonës. Ai pohon se banorët e zonës nuk janë njoftuar nga autoritetet për hapjen e digave.

Problem nga reshjet e shiut janë paraqitur edhe në Librazhd. Në Polis janë bllokuar dy fshatra. Rruga për Fushë Bull vazhdon të jetë e  bllokuar nga prurjet e lumit Gostima. Nga prurjet e lumit janë krijuar probleme në përmbytjen e tokës dhe bllokimin e disa banesave. Ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve, banorëve, nxënësve të shkollave.

/abcnews.al/. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!