VIDEO/ Mbi 100 mijë persona protestojnë kundër antisemitizmit në Paris

schedule09:41 - 13 Nëntor, 2023

schedule 09:41 - 13 Nëntor, 2023

Më shumë se 100,000 persona morën pjesë në një marshim të dielën në Paris në shenjë proteste kundër akteve në rritje të antisemitizmit, nxitur nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Në marshimin e zhvilluar nën masa të forta sigurie, mori pjesë Kryeministrja Elisabeth Borne, përfaqësues të partive të majta, konservatorë dhe centristë të partisë së Presidentit Emmanuel Macron, si dhe udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Presidenti Macron nuk ishte i pranishëm, por shprehu mbështetjen e tij për protestën dhe u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen kundër ringjalljes së antisemitizmit të shfrenuar.

Autoritetet e sigurisë vendosën 3 mijë forca policie përgjatë rrugës ku u mbajt marshimi, mes një rritje alarmante të akteve kundër komunitetit hebre të Francës, që pas 7 tetorit, kur Hamasi nisi sulmin ndaj Izraelit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!