Mbështetësit e ish-presidentit brazilian të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro kanë sulmuar Kongresin dhe policia ka përdorur gaz lotsjellës në një përpjekje për t’i zmbrapsur ata.
BREAKING: Bolsonaro supporters break into Brazil Congress building
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) January 8, 2023
Skenat dramatike erdhën një javë pas inaugurimit të veteranit të krahut të majtë Luiz Inácio Lula da Silva.
Mbështetësit e Bolsonaro – të cilët refuzojnë të pranojnë se ai humbi zgjedhjet – thyen barrierat dhe hynë në ndërtesën në kryeqytetin, Brasília, ka raportuar BBC, transmeton Express.
Protestuesit – të cilët thyen xhamat e ndërtesës – kishin kampuar aty pranë.
Lula mundi Jair Bolsonaro në zgjedhjet e tetorit.
Në fjalimin e tij të inaugurimit, Lula u zotua të rindërtojë një vend në “rrënoja të tmerrshme”.
Ai dënoi politikat e paraardhësit të tij, i cili shkoi në SHBA për të shmangur ceremoninë e dorëzimit.