Mbesa e presidentit amerikan, Joe Biden, duket se nuk ka lidhje me protokollet dhe etiketat.
21-vjeçarja Maisie Biden në rrjetet sociale nuk ngjan aspak me një anëtare të familjes presidenciale që respekton rregullat e Shtëpisë së Bardhë, për të mos ndikuar në imazhin publik të Presidentit. Maisie është vajza e avokatit Hunter Biden dhe siç shihet, fuqia e familjes së saj nuk ka ndikuar në mënyrën se si ajo ka zgjedhur të jetojë.
@scoobeydoobeyThe content you all want♬ Cool Kids (Sped-Up Version) – Echosmith
Ajo e shijon rininë e saj aq sa mundet, duke përfshirë zakonet më normale të bashkëmoshatarëve të saj.
Maisie ka mbi 3 milionë pëlqime dhe mijëra ndjekës dhe po provon të krijojë përmbajtje humoristike. Mbesa e Presidentit poston rregullisht imitime qesharake, video muzikore dhe koreografi në llogarinë e saj.
Në shumë video të saj, Maisie ndan “skenën” me partnerët e saj, të cilët nuk janë askush tjetër veçse miqtë e saj të mirë apo vëllai i saj 2-vjeçar, duke dhënë një recital para kamerës. /abcnews.al