Kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”, 1170 dozat e para të vaksinave nga kontrata me kompaninë Pfizer.
Lexo edhe: “Luajmë shah ndaj fitojmë”, Rama: Pfizer s’ka shkelur kontratën, në bisedime me 4 shtete të tjera
Kryeministri Edi Rama pas një komunikimi online për procesin e vaksinimit tha se brenda muajit do të vijnë vaksina të tjera po nga kjo kompani.
Kryeministri njoftoi se gjithashtu janë drejt kontratës me kompaninë AstraZeneca edhe pse nuk dha shumë detaje.
“Për muajin mars, prill dhe qershor kemi diskutuar me Pfizer. Por nuk e kemi varur veten vetëm në duart e Pfizer, të BE apo në duart e një pale apo të një pale tjetër. Me të gjithë kemi kontakte, unë jam shumë i bindur se jemi në lartësinë e detyrës. Kemi ndërkohë në ndërveprim intensiv me 4 shtete brenda dhe jashtë BE me synimin që të garantojmë vaksinat anti-COVID”, tha ai.
/abcnews.al/