PSG ka arritur të marrë një fitore me vështirësi ndaj Brest me shifrat 2-3, në shtëpinë e këtyre të fundit.
Që në pjesën e parë, PSG arriti të kalonte dy herë në avantazh me golat e Zaire Emery dhe Kylian Mbappe, por në minutën e 43’ Brest arriti të ngushtonte shifrat në 1-2 me anë të Mounie.
Pjesa e dytë ishte tepër intensive dhe PSG djersiti më shumë seç pritej, pasi Brest gjeti edhe golin e barazimit në minutën e 52’ me anë të Le Douron. Pas shumë përpjekjesh nga miqtë, PSG arriti të gjente golin e tretë dhe të fitores falë Mbappe në minutën e 89’.
Kjo fitore ka çuar PSG-në në vendin e dytë me 21 pikë, një më pak se Nice e vendit të parë./h.ll/abcnews.al