VIDEO/ Mbappe dhe “rekordmeni” Giroud marrin Francën “për dore” drejt çerek-finaleve
Ka përfunduar në stadiumin “Al Thumama” ndeshja e fazës së 1/16-ve, mes Francës dhe Polonisë, ku ashtu siç pritej Franca ka “prerë” një biletë për në fazën tjetër, duke i mposhtur “shqiponjat e bardha” me rezultatin 3-1.
“Gjelat” u hodhën në sulm, që në fillim të lojës, duke krijuar raste të pafundëta me Mbappe, Grioud, Griezmman e Dembele, por pa mundur dot të finalizon siç duhet. Do të duhej të vinte minuta e 44’, ku pas një aksioni të bukur Kylian Mbappe pason për Olivier Giroud, i cili zhbllokon sfidën, duke u kthyer në golashënuesin më të mirë me 52 gola, 1 më shumë se legjenda Thierry Henry.
Me nisjen e pjesës së dytë francezët nuk u ndalën, duke vazhduar ofensivat sulmuese, madje arrinin të gjenin dhe golin e dytë sërish me Giroud, por supergoli me rrofeshatë u anullua. Rezultati do të mbetej i pandryshuar deri në minutën e 74’, ku Mbappe me një goditje potente prej 47 km/h “shtangu” portierin Szcezcny, duke e çuar sfidën në 2-0. Por do të ishte sërish Mbappe, i cili në minutën e 91’ do të gjente dhe golin e 3, duke dërguar Poloninë drejt “shtëpisë”.
Ndërkaq, për golin e Polonisë mendoi Lewandowski, i cili përktheu në gol penalltinë e dhënë nga arbitri në minutën e 96’.
Tashmë, Franca e kualifikuar për në fazën çerek-finale, të “Katar 2022” do të duhet të presë fituesin e ndeshjes Angli-Senegal, për të mësuar se cilin ekip do të ketë përballë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT