Të shtunën, qyteti i Hamburgut vendosi një rekord të ri botëror për grumbullimin më të madh të njerëzve të veshur si Harry Potter, me një mantel të zi të gjatë, me syze të rrumbullakëta dhe një shenjë në ballë.
Pikërisht 1748 persona të maskuar si magjistari i famshëm siç e imagjinonte shkrimtarja britanike J. K. Rowling, u mblodhën në sheshin përpara bashkisë së qytetit verior gjerman.
Në mesin e pjesëmarrësve kishte një numër të madh fëmijësh dhe adoleshentësh.
“Harry Potter më ka magjepsur gjithmonë, gjithë ajo botë e magjisë”, shpjegoi 16-vjeçarja Izabela Sichting, duke zbuluar pse nuk donte ta humbiste këtë event.
Ftesa në tubim është bërë në 25-vjetorin e botimit të librit të parë të serisë për magjistarin në një përkthim gjermanisht të botuar nga kompania e Hamburgut “Carlsen Verlag”.
Qyteti australian Perth mbajti rekordin e mëparshëm nga viti 2017 me 997 persona të veshur si Harry Potter./abcnews.al