Laçi ndodhte në Strugë, ku po përgatitet për ndeshjet e Conference League kundër FK Podgorica. Bardhezinjtë e drejtuar nga Shpëtim Duro po përgatiten qetësisht.
Lojtarët ndërkohë nuk heqin dorë edhe nga ndonjë shaka dhe ai që e pëson në kurriz është sulmuesi Mentor Mazrekaj.
Futbollistit shqiptar nga Kosova i pëlqen të flejë disi më tepër se të tjerët dhe Renato Malota zbulon se si e zgjojnë.
Lezhjani ka publikuar një video, teksa i bëjnë rrengun Mazrekajt duke e zgjuar me një boks muzike me volumin gati në maksimum. /abcnews.al