Zaimina Vasjari feston sot ditëlindjen. Këngëtarja ka mbushur 35 vjeç ndërsa nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj. Ajo ka ndarë një video në Instagram, ku shihet bashkë me dy fëmijët e saj ndërsa shprehet se ndihet më e plotësuar se kurrë.
“Gëzuar ditëlindjen për mua! Faleminderit të gjithëve për urimet. Sot më e plotësuar se kurrë! Faleminderit zot”, ka shkruar këngëtarja krahas videos ku shihet duke fryrë qirinjtë në tortën në formë zemre. Kujtojmë që këngëtarja u bë nënë për herë të dytë në muajin mars.