PRAGË- Gjatë të shtënave që ndodhën në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Charles në Pragë, u vrarë të paktën 10 persona dhe disa të tjerë mbetën të plagosur.
Disa studentë, të cilët nuk mundën të largoheshin nga universiteti gjetën strehim në parvaz. Videot e publikuara nga mediat e huaja tregojnë momentin e tmerrit.
Studentët për t’iu shpëtuar plumbave zgjodhën të fshiheshin në parvazin e dritartëve duke rrezikuar të binin poshtë.
Autoritetet thanë se kanë ekzekutuar autorin e sulmit, ndërkohë hetimet vijojnë për ngjarjen e rëndë, që tronditi Pragën.