Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka dasmë. Nuk bëhet fjalë për një ngjarje të rëndësishme në jetën e saj, por për videoklipin e saj më të ri.
Artistja ka nisur xhirimet e klipit dhe duket se po vjen diçka e veçantë.
Ronela ka zbuluar përmes disa videove në Instatorsy se një sekuencë do të jetë dhe “dasma” e saj, ku jo vetëm të ftuarit po edhe vetë nusja do të jetë e veshur me të zeza.
Ky është projekti i dytë i Hajatit që vjen pas pjesëmarrjes në Eurovision./abcnews.al