VIDEO/ Marquez jashtë, garë pa rroba për Quartararo dhe fitues i ri: Spektakël në Moto GP

schedule13:57 - 6 Qershor, 2021

schedule 13:57 - 6 Qershor, 2021

Ka përfunduar para pak minutash Çmimi i Madh i Barcelonës në Moto Gp. Kemi një fitues të ri edhe këtë herë, me Miguel Oliveira që e kaloi finishin i pari dhe i mori triumfin e parë në karrierën e tij në klasin “mbretëreshë”.

Piloti portugez i KTM merr kështu podiumin e dytë radhazi, pas vendit të dytë në garën e kaluar. Pas tij u rendit Johan Zarco me Duccatti Pramac, ndërsa në të tretin e mbylli garën Fabio Quartararo. Gjithsesi francezi nuk mundi të ngjitej në podium.

Ai doli nga pista në njërën prej kthesave dhe megjithëse ndoqi trajektoren e gjerë, u dënua me 3 sekonda pezullim. Pas kësaj në vendin e tretë u rendit Jack Miller me Duccattin zyrtar. Për t’u përmendur është fakti se Quartararo bëri më shumë se dy xhiro me uniformë të zbërthyer.

Ai e fluturoi në ajër mbrojtwsen e gjoksit dhe zinxhiri qëndroi i hapur, duke i rrezikuar jetën francezit në rast rrëzimi, por piloti i Yammaha vazhdoi garën dhe arriti të ruajë vendin e tretë, para dënimit me 3 sekonda nga gjyqtarët. Marc Marquez? Sot ishte në gjendje të luftonte për vendet e kreut, por fati e goditi sërish.

Tetë herë kampioni i Botës po luftonte për vendin e pestë në xhiron e 16 dhe dukej në gjendje fizike më të mirë, por një gabim në kthesë e hodhi në asfalt dhe iu desh të linte në mes garën e tretë radhazi. Edhe Vale Rossi la garën në xhiron e 10. Mallkim! /abcnews.al