Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Maratonistët i zë stuhia mes maleve të Kinës, 21 viktima dhe dhjetëra të humbur

schedule13:19 - 23 Maj, 2021

schedule 13:19 - 23 Maj, 2021

Ditën e djeshme në Kinë, në provincën veriperëndimore të Gansu u zhvillua ultramaratona, e gjatë 100 kilometra (organizohet në terrene malore), e cila pati përfundimin më tragjik të mundshëm.

Kur vrapuesit kishin vrapuar rreth 20-30 kilometra dhe arritën në një vend të quajtur Kamena Gora përgjatë lumit Juanho, i zuri një stuhi me breshër dhe erë shumë të fortë.

Kushtet u përkeqësuan menjëherë dhe temperatura e ajrit shkoi nën 0 gradë Celsius. 172 pjesëmarrës humbën dhe gara u desh të ndërpritej menjëherë. Organizatorët njoftuan menjëherë grupet e shpëtimit dhe mjekëve për të evakuuar menjëherë maratonistët.


Në 24 kilometrat e para të ultramaratonës shpëtuesit mundën të lëvizin me makina të larta dhe më pas u desh ndihma e helikopterëve. Autoritetet lokale dërguan rreth 700 njerëz të specializuar për të gjetur të humburit.

Sipas mediave lokale, 152 atletë u gjetën deri në mëngjesin e sotëm, nga të cilët tetë u plagosën dhe fatkeqësisht 21 u ndanë nga jeta. Kërkimi për të tjerët vazhdon ende me ritme të larta. Mes viktimave ishte Lian Qin, i cili vendosi dy rekorde kineze në ultramaratonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!