VIDEO/ Manovra të rrezikshme me “Benz” para policisë, si e pësoi 29 vjeçari

schedule09:33 - 22 Janar, 2020

schedule 09:33 - 22 Janar, 2020

Policia i ka hequr patentën dhe ka nisur procedim penal ndaj 29 vjeçarit i cili u kap mbrëmjen e së martës për manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë.

Si pasojë e një video që qarkulloi nëpër rrjetet sociale ku 29 vjeçarit B.B. shihej teksa xhironte gomat para komisariatit të policisë, unifromat blu kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e  tij në zonën e unazës së re.

Njoftimi i Policisë:  

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në mediat elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë,  shërbimet e Policisë rrugore, pas verifikimit te pamjeve dhe identifikimin e automjetit, bene te mundur ndalimin dhe shoqërimin e automjetit bashke me drejtuesin e  tije, ne Komisariatin e Policisë Nr.6 Tirane.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore e procedurale, të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, ndaj drejtuesit te mjetit, shtetasit me iniciale B. B, 29 vjeç, banues në Tiranë, filloi procedimi penal ne gjendje te lire, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, krahas procedimit penal, drejtuesit te automjetit ju pezullua edhe leja e drejtimit për “Mosrregullim shpejtësie veçanërisht ne qendrat e banuara” dhe “Përshkimin e karrexhates kundravajtje dhe ne mënyre te rrezikshme ne rruge”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!