VIDEO/ “Manita”, shtyllë dhe rast flagrant goli: Sadiku i pari shqiptar në Libertadores

schedule09:52 - 17 Mars, 2021

schedule 09:52 - 17 Mars, 2021

Armando Sadiku është futur në historinë e Copa Libertadores, si i pari shqiptar që luan në këtë kompeticion në fazën paraeliminatore. Bolivar është kualifikuar në fazën finale, pasi mundi në orët e parë të ditës së sotme skuadrën uruguaiane të Wanderers.

Ekipi i sulmuesit shqiptar kishte humbur në ndeshjen e parë 0-1 dhe përmbysi gjithçka në kthim në Bolivi, madje me rezultatin 5-0. Sadiku ishte në stol dhe u aktivizua në minutën e 67-të. Ai iu afrua goxha golit të parë në një ndeshje zyrtare.

Në minutën e 76-të Sadiku goditi shtyllën, ndërkohë që anësori kishte ngritur flamurin për një pozicion jashtë loje inekzistent. Gati pesë minuta para mbylljes së ndeshjes sulmuesi kishte një mundësi të mirë shënimi, por pranë portës e devijoi topin jashtë kuadratit. /abcnews.al