Manchester City kishte marrë vetëm një pikë në dy sfidat e fundit në kampionat, edhe pse përballë ka pasur rivalë të fortë si Liverpool dhe Tottenham. “Cityzens” nuk mund të gabonin sërish dhe sot shkatërruan 5-0 në shtëpi skuadrën e Burnley.
⭐️ ⭐️ ⭐️ ⭐️ ⭐️
Man City put 5️⃣ past Burnley at home in the #PL for the third time in a row#MCIBUR pic.twitter.com/XgvvUtjsPe
— Premier League (@premierleague) November 28, 2020
Riyad Mahrez shënoi një dygolësh në 22 minutat e para, teksa mbrojtësi Mendy çoi rezultatin 3-0 në minutat e fundit të pjesës së parë. Ekipi i Pep Guardiolës nuk u ndal as në fraksionin e dytë të ndeshjes.
Momente feste për Ferran Torres, teksa algjeriani Mahrez gjeti golin e tretë personal. Ky sukses e ka ngjitur Manchester City në vend të tetë në Premier League. 15 pikë të grumbulluara dhe 6 pikë larg kreut që mbahet nga Liverpool. /abcnews.al