Manchester United është mposhtur në shtëpi nga Brighton me rezultatin 1-3.
Danny Welbeck ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 20’ pas një asistimi nga Adingra. Në të 40’, Hojlund shënoi golin e tij në debutimin me United, por VAR e anuloi.
Pjesa e dytë filloi furishëm për Brighton, pasi në minutën e 53’ Gross dyfishoi shifrat. Në tentativa për të shënuar, United pëson edhe të tretin në mintën e 71’ me golin e Joao Pedro, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Mejbri në minutën e 73’.
Shikoni golat e ndeshjes Manchester United-Brighton
Tottenham ka mundur të bëjë mrekullinë ndaj Sheffield në frymën e fundit të sfidës.
Pasi miqtë shënuan goli e avantazhit në minutën e 74’ me anë të Hamer, gjithçka u përmbys falë golave të Richarlison dhe Kulusevski, përkatësisht në minutat 98’ dhe 100’.
Shikoni golin e ndeshjes Tottenham-Sheffield
Nga ana tjetër, Manchester City ka arritur të fitojë me përmbysja ndaj West Ham. Vendasit në fakt kaluan të parët në avantazh në minutën e 36’ falë golit të Ward Promes.
Pjesa e dytë më pas ishte totalisht për qytetarët. Doku shënon golin e tij të parë me fanellën e City në këtë debutim në minutën e 46’. Bernardo Silva më pas shënon golin e përmbysjes dhe të avantazhit në minutën e 76’ të sfidës, ndërkohë gjithashtu edhe Haaland nuk mund të mungonte, me norvegjezin i cili shënoi golin e tretë në minutën e 86’./h.ll/abcnews.al
Shikoni golat e ndeshjes West Ham-Manchester City