VIDEO/ Manchester City nuk i ndahet “topçinjve”, “qytetarët” shkërrmoqin “shenjtorët” e Southampton

schedule20:26 - 8 Prill, 2023

schedule 20:26 - 8 Prill, 2023

Ka përfunduar dhe sfida e fundit e ditës së sotme, në Kampionatin anglez të futbollit, Premier League, me “qytetarët” e Manchester City, që kanë “shpërfytyruar” me rezultatin e thellë 1 me 4, “shenjtorët” e Southampton në “St. Mary’s Stadium”, në sfidën e vlefshme për javën e 30’-të të kampionatit.

Të parët që e morën avantazhin ishin djemtë e Guardiolas, me “bomberin” norvegjez Erling Haaland, i cili arriti të zhbllokonte sfidën në minutën e 45’-të të pjesës së parë pas një kombinimi fantastik me “fantazistin” belg, Kevin de Bruyne.

Me fillimin e pjesës së dytë City shtoi edhe më shumë ofensivat sulmuese teksa arriti të shënonte dhe 3 gola të tjerë, fillimisht me Jack Grealish në minutën e 58’-të e më pas me Haaland e Julian Alvarez, në minutat 68’ e 75’ të sfidës, duke e nxjerrë totalisht të pavlefshëm golin e francezit Sekou Mara, në minutën e 72’-të.

Pas këtij rezultati “qytetarët” e Manchester City arrijnë në kuotën e 67 pikëve, 5 më pak se Arsenal i vendit të parë por kanë zhvilluar një sfidë më pak se “topçinjtë” dhe ende kanë një përballje direkte me ta, duke mbajtur kështu gjallë shpresat për titullin kampion. Në krahun tjetër Southampton mbetet në vendin e fundit të renditjes, ku pas 30 ndeshjeve kanë grumbulluar vetëm 23 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Erling Haaland, 0-1:

Goli i Jack Grealish, 0-2:

Goli i Erling Haaland, 0-3:

Goli i Sekou Mara, 1-3:

Goli i Julian Alvarez, 1-4:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!