VIDEO/ Manchester City nuk e ndal pazarin në Brazil, siguron adoleshentin e Fluminense

schedule08:57 - 24 Prill, 2021

schedule 08:57 - 24 Prill, 2021

Kriza bën edhe Manchester Cityn të përqendrohet te talentet. Ditën e djeshme kryesuesit e Premier Legaue zyrtarizuan blerjen e një prej talenteve më të spikatur, Kayky, por duket se ai nuk do të jetë i vetmi, që do lërë Amerikën Latine, për të ardhur në Angli.

Siç raportohet, Manchester City ka arritur marrëveshjen me Fluminense për transferimin e 17-vjeçarit, Metinho. Talenti me origjinë nga Kongo aktivizohet në mesfushë dhe ka treguar një nivel të lartë në vendin e tij.

Fabrizio Romano raporton se City ka gjetur marrëveshjen për talentin për 5 milionë euro, plus bonuse, në varësi të ecurisë së Metinho. Ai do të firmosë kontratë për 5 vite dhe do të kalojë në huazim në Francë, në ekipin e Troyes, në ligën e dytë franceze. /abcnews.al