Manchester City, e ka humbur shkëlqimin… Djemtë e Guardiolës, dy-tre sezone më parë, ishin të pakapshëm, duke fituar dy tituj kampion radhazi dhe duke qenë një makineri rekordesh.
Por ky sezon, nuk duket i njëjti. Leeds United e ka ndalur sot ekipin e Guardiolës, në barazim 1-1. Edhe pse Raheem Sterling i kaloi të parët në avantazh në minutën e 17-të, Rodrigo barazoi gjithçka në minutën e 59-të, duke vulosur rezultatin final të sfidës.
Liverpool ka marrë 9 pikë të plota pas tre ndeshjesh të luajtura, ndërsa Manchester City vetëm katër. Everton ka grumbulluar 12 pikë pas katër ndeshjesh, duke treguar se Premier League është forcuar shumë këtë sezon dhe fitimi i titullit kampion për Manchester Cityn, duket edhe më i vështirë…/abcnews.al
GOLAT/ LEEDS UNITED – MANCHESTER CITY 1-1